Veneers

A ju ben buzeqeshja juaj te turperoheni?

Dhembe te rrotulluar,te dale jashte harkut dhe me hapesira ndermjet tyre,apo me ngjyre te erret jo estetike, te gjitha keto ju bejne qe te vendosni doren perpara sa here te qeshni.Rifitoni besimin ne buzeqeshjen tuaj. Nje permiresim mahnites mund te realizohet shpejt me ndihmen e veneers. Ata jane nje menyre ideale per te ndryshuar formen dhe ngjyren e padeshiruar. Behet fjale per shtresa te holla emax dhe porcelani qe pergatiten ne laborator sipas mases se gojes dhe teknikisht pershtaten ne menyre perfekte. Veneers-at kane pamjen e dhembeve natyrale,jane te qendrueshem dhe mjaft estetik. Veneers-at mundesojne nje buzeqeshje ideale pa procedura radikale 

Kur perdoren veneers-at?

Veneersat perdoren per te permiresuar nje seri rastesh si:

Dhembet e ngjyrosur- ka disa lloje pigmentimesh ose demineralizimesh qe krijojne pamjen e dhembeve te njollosur.

Dhembet me karies apo demtime te siperfaqes orale- kur kerkohet nje zgjidhje me afatgjate sesa ajo qe mbushjet adezive(kompoziti)mund te ofrojne. Mbushjet e medha ne dhembet frontale si pasoje e te cilave dhembi ndryshon ngjyre ne vite. Dhembe frontal te shkurter,te vegjel:disa njerez mund te kene predispozite gjenetike per kete forme dhembi,por ajo mund te vije dhe si pasoje e ndonje frakture te dhembit apo dhe konsumimit te siperfaqes okluzale si pasoje e ferkimit.

Dhembet me hapesira ndermjet tyre. Rregullime te vogla estetike ortodontike. Si pergatiten? Dy takime kerkohen per te realizuar veneers-at. Ne pjesen e pare behet nje preparim I lehte I siperfaqes se dhembit dhe pasohet nga marja e mases.

Ndonjehere mund te nevojitet nje seance zbardhimi kur ngjyra e dhembit eshte shume e erret. Veneers-i i vertete ngjitet ne nje procedure te vecante ne takimin e dyte . Nje seance paraprake nevojitet kur rastet jane te komplikuara( ose me kerkesen e vecante te pacientit),duke realizuar nje model dylli me pamjen finale te veneersa-ve.

Gezohuni me pamjen tuaj te re!