Ortodonci

ORTODONCI

Ortodoncia: Eshte nje specialitet i vecante ne stomatologji qe merret me drejtimin e dhembeve,
rregullimin e problemeve te kafshimit dhe raportin nofullave me njera tjetren dhe sistemin dentofacial.
 
ANOMALITE NE ORTODONCI
Anomali konsiderohen te gjitha devijimet nga norma.
Ato mund te jene skeletike ose dentare si psh:
 
– Kafshimet e hapura
– Kafshimet e thella
– Klasat e dyta skeletike dhe dentare
– Klasat e treta skeletike dhe dentare
– Kafshimet e kryqezuara
– Grumbullimet dentare
 

APARATE FIKS
Perdoren per drejtimin e dhembeve tek femijet-adoleshentet me denticion te perhershem dhe tek te
rriturit e cdo moshe. Ato mund te jene metalike dhe estetike qeramike(te bardhe ose transparent).
Ndryshimi eshte vetem ne pamje dhe jo ne funksion apo kohezgjatje trajtimi.
 
APARATET FIKSE METALIKE
Keto aparate perbehen nga breketat metalike dhe harqet Ni-Ti dhe te celikut. Ato mund te zjidhen nga
te gjithe pacientet qe nuk e kane problem dukjen e aparatit metalik.
 
APARATET FIKSE ESTETIKE
Keto aparate perbehen nga braketat qeramike transparente dhe harqet e padukshem,ne muajt e pare e
me pas nga harqe metalike. Jane shume efikas ne trajtimin e problemeve orodontike tek adoleshentet
dhe pacientet e rritur te cilet deshirojne qe aparati i tyre te jete thuajse i padukshem.
 
APARATET SELF –LIGATING (DAMON):
Kjo eshte nje teknike e re,revolucionare ne ortodonci e cila:
– I ofron pacientit me shume komoditet
– Lehtesi ne pastrimin e dhembeve qe mbajne braketat
– Shkurtimin e kohes se trajtimit
– Reduktimin e numrit te vizitave (aktivizimeve) gjate trajtimit.
– Perdorimi i kesaj teknike redukton mundesite e nevojes per heqjen e dhembeve ne trajtimet
ortodontike.
– Konsiderohet si nje sistem low-friction pra qe siguron levizjen e dhembeve duke ushtruar forca me te
lehta, biologjikisht me te pranueshme per sistemin dentar duke reduktuar ne disa muaj kohezgjatjen e
trajtimit.
 
Keto aparate mund te jene metalike ose estetike.
 
MOSHA E TRAJTIMIT
Disa anomali, kryesisht ato skeletike (si psh kafshimet e kryqezuara; klasat e treta skeletike; kafshimet e
hapura etj) duhet te trajtohen qe ne femijeri sepse jo vetem qe nuk kane mundesi veterregullimi por me
kalimin e kohes ato perkeqesohen.

Disa anomali te tjera (kryesisht ato te dhembeve ) mund te trajtohen edhe ne moshe madhore.
Sa me shpejt te diagnostikohet nje anomali dhe sa me shpejt te zgjidhet momenti i duhur i trajtimit te
saj aq me i sigurt eshte rezultati.
 
KONSULTA E PARE
Prinderit duhet te tregohen te kujdesshem qe kur dalin per here te pare dhemballet e para te
perhershme (rreth 6 vjec ) te bejne nje konsulte me mjekun ortodont.
Disa anomali mund te evidentohen edhe me heret.
 
KOHEZGJATJA E TRAJTIMIT
Trajtimet ortodontike me aparate fikse zgjasin nga 8-24 muaj, ne varesi te problemit dhe aparatit te
perdorur.
 
DHIMBJA
Trajtimet ortodontike nuk shkaktojne dhimbje por ka nje periudhe te shkurter(deri nje jave) akomodimi
te pacientit me aparatin dhe presionin e lehte qe ai ushtron mbi dhembet. Ne raste te rralla mund te
merret nje analgjezik(qetesues per dhimbjen) si paracetamol,oki etj.
 
NGRENIA
Pasi vendosim aparatin (ate fiksin) pacientet duhet te behen te kujdesshem me ngrenien por mund te
konsumojne cdo ushqim qe ato deshirojne.Kujdes i vecante duhet treguar per ushqimet e forta te cilat
mund te shkepusin braketat,ato duhet te futen ne goje ne copa te vogla te prera me pare.
 
HIGJENA
Ajo duhet te jete maksimale,larje 3 here ne dite sidomos pas vakteve kryesore dhe shpelarje e gojes ne
vaktet e ndermjetme.Larja duhet te behet e rregullt mbi dhe nen braketa ne cdo siperfaqe te dhembeve
ne menyre qe te mos mbetet asnje mbeturine ushqimore ne zonat rreth braketave qe me pas mund te
shkaktoje karies te dhembeve.E keshillueshme eshte edhe perdorimi i shpelaresve te ndryshem te gojes
ne mengjes dhe ne darke.
Keshillohet perdorimi i furcave ortodontike ,te cilat lehtesojne larjen e dhembeve
Aparate te levizshme
Perdoren kryesisht tek femijet me denticion te perzier( kur femija ka ne goje dhemb qumeshti dhe te
perhershem). Ato sherbejne kryesisht per rregullimin e raportit te nofullave me njera tjetren, perfitimin

e hapesirave te vogla, zgjerim te lehte te arkadave, ruajtjen e hapesirave ne rastet e humbjes se
parakohshme te dhembeve te qumeshtit.