Zbardhimi i dhembeve

Pse nderrojne dhembet ngjyren?

Shkaqet e ndërrimit të ngjyrës së dhëmbëve janë të shumte, si: ilaçe të ndryshme, traumat e dhëmbit(thyerje, goditje, etj.), heqja e nervit të dhëmbit.

Përdorimi I disa ushqimeve dhe pijeve të ndryshme si kola, kafeja, ushqimet qe kane ngjyroses ne perberje dhe pirja e duhanit ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve.

Si ndodh (funksionon) zbardhimi?
Lëndët që përdoren për zbardhim janë: Carbamide Peroxide dhe Hydrogen Peroxide( ujë i oksigjenuar). Këto dy lëndë kanë aftësinë (cilësinë) të kalojnë lirshëm nëpërmjet shtresave të dhëmbit (zmalti, dentina) dhe përhapen në gjithë pjesët e dhëmbit. Këto Perokside (Carbamide dhe Hydrogen peroxide) shpërbëhen në radikale oksigjeni, të cilat hyjnë ndërmjet prizmave të zmaltit (shtresa e jashtme e dhëmbit), duke shpërndarë (asgjesuar) molekulat e ngyrosura që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbit.

 

Zbardhimi nuk ndikon në strukturën e dhëmbit, vetëm se ngjyra e brendëshme e dhëmbit bëhet më e (çelët) bardhë.
Zmalti dhe dentina (dy shtresat e dhëmbit) ,mbushjet,punimet protetikore nuk dëmtohen nga agjentët zbardhues.  

A shkakton zbardhimi ndjeshmëri?

Ndjeshmëria e dhëmbit është një efekt anësor i perkohshem i zbardhimit vetem gjate 24 oreve te para pas përfundimit të zbardhimit.

Produktet zbardhues kanë në përbërje Fluor, një element që ul ndjeshmërinë e dhëmbit si dhe e mbron atë nga prishja.
E rëndësishme: Zbardhimi duhet të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e dentistit.

Tek shtatzanat dhe nenat qe ushqejne femijen me qumesht gjiri nuk lejohet zbardhimi si dhe te personat te cilat kane pasur terapi rrezatuese(kunder kancerit) brenda 5 viteve.

Zbardhimi i dhëmbëve në ditët e sotme është efikas dhe i sigurtë, nëse bëhet në mënyrën e duhur dhe me materialin e përshtatshëm. Kjo përfshin një diagnozë fillestare, pastrimin e gurëzave dhe të njollave, shpjegimi nga ana e dentistit mbi proçesin e zbardhimit, si dhe ndjekja gjatë proçesit të zbardhimit.

Zbardhimi i bërë nga vetë personi me prodhime kozmetike – estetike mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe nuk është shumë efikas.

 

Mënyra e zbardhimit ne klinken tone :
Office Bleaching: Bëhet në klinikë, zgjat rreth 1ore (pastrimi profesional I dhembeve si dhe zbardhimi dy seanca me nga 20 min me nje pushim prej 5 min ndermjet seancave). Lënda aktive është në përqindje  (35%-38% Peroksid Hidrogjeni).